Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Bullgari i thirrur nga presidenti Rumen Radev. Në konferencën për media Radev tha se integrimi evropian i Shkupit ka ngecur por në mënyrë që ky proces të zhbllokohet Maqedonia duhet të përmbush disa kritere.

 

Ai tha se procesi nuk duhet të kushtëzohet me afate, por me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Radev megjithatë tha se në disa sfera progresi është i mundur, gjë që do të ndihmonte në kthimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare. Radev tha se Sofja pajtohet që Tirana të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarsisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rëndësi të veçantë kanë projektet që sigurojnë lidhje infrastrukturore, transporti, lidhje energjetike dhe digjitale, me theks të veçantë Korridori 8. Një gjë e tillë do të ndihmonte në shmangien e ngërçit mes të dyja shteteve, dhe do të nxiste procesin e negociatave. Zgjidhja e çështjeve të hapura politike do ta përmirësojë progresin në të gjitha këto sfera”, tha Radev.

 

Në mbledhjen e Këshillit siç deklaroi Radev janë dhënë rekomandimet si:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë vendosjes së politikës së brendshme, Këshilli Ministror të mbajë llogari për pozitën kombëtare të Bullgarisë, duke respektuar kërkesat e Marrëveshjes së vitit 2017, Kornizën nga viti 2019 dhe Deklaratën e 44-të të Kuvendit Kombëtar.

 

Dhënia e pëlqimit për fillim të negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut në BE nuk duhet të lidhet për afate, por me rezultate reale, veçanërisht në raport me bullgarët e Maqedonisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pushteti ekzekutiv të vazhdojë të angazhohet për njoftimin për realizimin e Marrëveshjes nga viti 2017 në procesin negociues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

 

Pushteti ekzekutiv të përgatisë dhe sigurojë plan aksionar për masa për arritjen e një përparimi të dukshëm në të gjitha fushat në raportet bilaterale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pushteti ekzekutiv t’u propozojë partnerëve të RMV-së formimin e grupeve të punës në fushat në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017.

 

Pushtetet ekzekutive të ndërmarrin masa për përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8 bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – si projekt i vetëm për autostradat, hekurudhat, lidhjet energjetike dhe digjitale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kuvendi kombëtar duhet t’i propozojë trupit ligjvënës të Maqedonisë së Veriut vendosjen e dialogut të strukturuar ndërmjet grupeve për miqësi dhe komisione parlamentare, me të cilat do të përforcohej besimi dhe do të mbështetej procesi gjithëpërfshirës.