minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bullgaria: Nuk e heqim veton, Shkupi të ndryshojë Kushtetutën

0
Bullgaria: Nuk e heqim veton, Shkupi të ndryshojë Kushtetutën

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev edhe njëherë i ka bërë të qartë Shkupit se nuk do të ketë heqje të vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, nëse Maqedonia e Veriut nuk ndryshon Kushtetutën në lidhje me minoritetin bullgar.

 

RUMEN RADEV
PRESIDENT I BULLGARISE
“Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka alternativë dhe është një synim strategjik i Bullgarisë, por integrimi i saj nuk mund të ndodhë pa garantuar më parë të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes. Ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe futja e një fjale – bullgarët, së bashku me kombet e tjera shtetformuese në vend do të thotë se ajo e pranon idenë evropiane.”

 

Advertisement

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt në Sofje në fillim të këtij viti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka shprehur gatishmërinë për përfshirjen e minoritetit bullgar në Kushtetutë.

 

Por vendi fqinj po sfidohet edhe nga një bllokadë e brendshme. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka vendosur të bllokojë punën e kuvendit derisa qeveria të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme. Nëse opozita nuk ndryshon qëndrim, miratimi i ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave bëhet i pamundur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit