minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Burri denonon në polici ish-gruan dhe vajzën për dhunë: Sulmuan edhe të dashurën time

0
Burri denonon në polici ish-gruan dhe vajzën për dhunë: Sulmuan edhe të dashurën time

Një rast i nxjerrë nga skenarë telenovalash ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

Një burrë ka denoncuar në polici se ai dhe e dashura e tij janë dhunuar nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij.

Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë verifikimit të të dhënave ka rezultuar se personi në fjalë ka urdhër arresti aktiv gjykata, e për rrjedhojë është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Për sa i përket ish-bashkëshortes dhe vajzës, pas marrjes në pyetje në polic, ato janë lënë të lira.

Advertisement

Njoftimi i Policisë

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

/vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit