Beogradi zyrtar nuk e dorëzon ish nën-kryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili ka deklaruar përgjegjësinë personale për sulmet e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i Radoiçiç, është i pamundur dhe se të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase.

Organizata ndërkombëtare e policisë, Interpol, pak ditë më parë ka lëshuar një urdhër për arrestimin e Radoiçiç, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit, gjë që Beogradi zyrtar e mohon./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";