minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

0
Debate në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës në KiE, Bakoyannis: Jemi pro anëtarësimit

Asambleja parlamentare e këshillit të europës ka nisur diksutimet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Debati zhvillohet rreth raportit të Dora Bakoyannis e cila në krye të fjalës tha se nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të përpiluar këtë raport.

Diplomatja greke veçoi tre çështje që duhen trajtuar me urgjencë përfshirë shpronësimet dhe formimin e asosiacionit por pavarësisht kësaj, ajo theksoi se Kosova është demokraci funksionale dhe duhet të bëhet anëtare .

“KiE feston 75 vjetorit, qe 75 vjet ne promovojnë dhe mbrojmë të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë. Me këto parime e nis këtë debat dhe raport. Mendoj se Asambleja Parlamentare do të rekomandojë dhe do të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Dora Bakoyanni.

Advertisement

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se ajo duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

“Që nga publikimi i raportit, kam pranuar kritika të ashpra madje sulme personale. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë”, u shpreh Bakoyanni.

Gjithashtu përfaqësuesi nga Rumania shtet i cili nuk e njeh Kosovën, mbështeti anëtarësimin e saj.

“Ne po mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve dhe etnive. Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për mbi 1.6 milionë njerëz”, tha përfaqësuesi nga Rumania.

Advertisement

Edhe deputeti grek, Alexis Tsirpas si përfaqësues i majtëve evropianë , tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për t’u miratuar raporti nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit