Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se “nëse dikush merr vendim për njohjen e Kosovës shtet të pavarur”, Serbia “do të nisë menjëherë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës”.

 

“Kam shumë respekt për presidentin turk [Recep Tayyip] Erdogan dhe duam marrëdhëniet më të mira me Turqinë, por ne kemi vendin tonë dhe interesat tona dhe do të sillemi në përputhje me to”, tha Vuçiç.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i bëri këto komente pas deklaratave të Erdoganit këtë javë, se ai do të punojë me presidentin amerikan, Joe Biden, për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën.

 

Erdogan tha se do ta ngrejë këtë çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vuçiç tha një ditë më herët se do të bisedojë me Erdoganin rreth Kosovës. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin atë.

 

Serbia, qysh në vitin 2017, thuhet se ka bërë fushatë për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe, për pasojë, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në Uashington, në bazë të së cilës Serbia është dashur të pezullojë fushatën për çnjohjen e Kosovës, ndërsa Kosova është dashur të respektojë një moratorium njëvjeçar, për të mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Afati i këtij moratoriumi skadon në fillim të shtatorit./ Rel