minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vuçiç, në presion: I lutem Greqisë të mos e njohë Kosovën

0
Vuçiç, në presion: I lutem Greqisë të mos e njohë Kosovën

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës sipas presidentit serb, Aleksander Vuçiç, mund të përfundojë me njohje. Kreu i shtetit serb në një deklaratë për mediat tha se ai ka marrë një njoftim zyrtar se Athina synon të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Prishtinën në nivele të larta.

 

Vuçiç vuri në dukje se nje veprim i tillë është tregues se Evropa po bashkohet kundër Serbisë për çështjen e Kosovës.

 

Advertisement

“U informuam zyrtarisht se Greqia do të përmirësonte marrëdhëniet e saj me Prishtinën. Kur Kosova vendosi taksë për mallrat serbe, Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, dhe tani ky raport ka shkuar në një nivel më të lartë. Une i lutem Greqisë të mos e lejojë atë të ndodhë, sepse hapi tjetër do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.”

 

Serbia, sipas Vuçiç është në një situatë të vështirë, pasi pritet të ketë presione nga ndërkombetarët për të njohur Kosovës.

 

Advertisement

“Ekziston një rrezik që vendeve të tjera t’u bëhet presion për ta bërë të njëjtën gjë.Pastaj,do të arriheshin marrëveshje bilaterale, ku një vend i tretë do ta përfaqësonte Kosovën në organizatat ndërkombëtare, dhe kështu të bëhej pjesë e NATO-s. Situata është shumë e vështirë për ne. Në periudhën e ardhshme, unë pres më shumë vizita në Beograd dhe ku do të ketë përpjekje për te siguruar pavarësinë e Kosovës përmes iniciativave rajonale.”

 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Kosovën në fillim të muajit qershor. Në këtë vizitë, ministri grek do të takohet me liderët e vendit.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit