minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dendias: Njohja e Kosovës, jo shkelje e të drejtës ndërkombëtare

0
Dendias: Njohja e Kosovës, jo shkelje e të drejtës ndërkombëtare

Greqia nuk ka ndryshuar ende qëndrim mbi pavaresinë e Kosovës.Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias,gjatë një interviste për mediat beri të ditur se athina zyrtare mbështet dialogun mes Kosoves dhe Serbise dhe se  kerkon normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I JASHTEM GREK

Advertisement

 

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë. Edhe pse nuk ka ndryshuar pozicionimi ynë në lidhje me statutin e Kosovës, mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun mes Prishtinës e Beogradit. “

 

I pyetur nese e sheh njohjen e Kosovës  si shkelje ligjore të Drejtës Ndërkombëtare,diplomati grek u përgjigj:

Advertisement

 

“ Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi në vitin 2010 se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurisë, siç ishte shpallja e pseudoshtetit në Qipro në vitin 1983. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja, asnjë prej të cilëve nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm”

 

Në lidhje me provokimet e Turqisë në Egje, Dendias theksoi se Greqia do të ketë një verë të qetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit