minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Deputeti Shaip Kamberi mban fjalimin shqip në parlamentin serb, tension në sallë

0
Deputeti Shaip Kamberi mban fjalimin shqip në parlamentin serb, tension në sallë

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi,  fjalën e radhës në seancën parlamentare të kuvendit në Serbi e ka mbajtur në gjuhën shqipe.

NJë ngjarje e rallë realishtg pasi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që një deputet të flasë në gjuhen shqipe në seancën e këtij parlamenti.

 

Serbia e Aleksandër Vucicit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankovicit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “šiptar”, tha mes të tjerash Kamberi.

Advertisement

 

Një deklaratë të tillë deputeti shqiptari i Luginës së Preshevës e bëri në kuadër të vendimit të Gjykatës së Lartë në Serbi  e cila rrëzoi kërkesën për të shpallur fajtor fajtor Ministrin e Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin mbi përdorimin e gjuhës fyese ndaj shqiptarëve me termin pezhorativ “šiptari”.

 

Kamberi, ka vlerësuar se “Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Advertisement

 

“Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje.Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Brankica Jankovic, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit” – ka theksuar Kamberi.

 

 

Advertisement

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, ka deklaruar se ish-zëdhënësi i Mira Markovicit dhe Ministri i sotëm i Brendshëm i Aleksandër Vuçicit, përdor vazhdimisht terminologjinë fyese “šiptar” në vend të terminologjisë zyrtare dhe ligjore në Serbi: “albanac”, ku Tashmë me vendim të gjykatës së këtij shteti, prej sot unë qenkam “šiptar” dhe jo Albanac. Pra, një ditë është zgjuar nga gjumi Aleksandër Vulin dhe ka vendosur se kush jamë unë dhe si cilësohet kombësia ime, e këtë e ka legalizuar gjykata e shtetit!” – ka vlerësuar deputeti shqiptar.

 

Deputeti Kamberi, ka vlerësuar se kjo nuk ka ndodhur as në kohën e regjimit të Sllobodan Milloshevicit i cili vrau, dhunoi dhe dëboi shqiptarët duke i quajtur Albanac. Por, ja që nën heshtjen e botës demokratike, Serbia e Aleksandër Vucicit po kthehet në kohën e Aleksandar Rankovicit, që njihet si periudha e fundit e përdorimit zyrtar dhe publik të termit “šiptar”.

Kujtojmë që, gjatë fjalimit të deputetit shqiptar, Shaip Kamberi, deputetët serbë nga grupet te ndryshme parlamentare, provokuan dhe penguan fjalimin e tij, gjë që u detyrua të ndërhyjë kryetari i Kuvendit të Serbisë për të ulë paksa tensionet.

Advertisement

Derisa fjalimin i’a ndërprenë, deputeti Kamberi, deputetvë serbë i’u drejtua:

 

“Nuk pom vjen keq që nuk po më kuptonni në gjuhën shqipe, po më vjen keq që nuk po më kuptoni kur po flas edhe në gjuhën serbe, edhe mirë flas”. Burimi/Luginalajm

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit