minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dialogu Kosovë-Serbi/ Gazetari Vllahiu: Nëse nuk arrihet marrëveshje deri në 21 nëntor, mund të shtohen tensionet

0
Dialogu Kosovë-Serbi/ Gazetari Vllahiu: Nëse nuk arrihet marrëveshje deri në 21 nëntor, mund të shtohen tensionet

Gazetari Arbër Vllahiu ka komentuar mbrëmjen e sotme,  për Vizion Plus, zhvillimet e fundit në Kosovë.

 

 

 

Advertisement

Në një intervistë të shkurtër me moderatorin, Roland Zili tha se betimi i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, nuk ishte gjë tjetër veçse zëvendësimi emrave.

 

 

 

Advertisement

Sipas Vllahiut, me këtë veprim Serbia po mundohet të ruajë ‘fuqinë e saj politike’ brenda Kuvendit të Kosovës.

 

 

 

Advertisement

“Lista Serbe nuk ka bërë asnjë gjë tjetër, përveçëse ka ndërruar emrat e atyre që janë deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës. Nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse kanë zëvendësuar emrat. Serbia është munduar të ruajë të gjithë fuqinë e saj brenda Kuvendit të Kosovës që të mos shpërbëhet si faktor politik.

Duke parë çfarë po ndodh, është fakt që Serbia përmes listës po provon që të mbajë edhe më tutje një faktorizim brenda skemës politike në Kosovë.”

 

 

Advertisement

Roland Zili: Nga ndërkombëtarët është kërkuar të gjendet zgjidhje deri më 21 nëntor sa ka mundësi të ndodhë?

 

 

“Ka patur bisedime në Bruksel për çështjen e targave por nuk është gjetur zgjidhje. Pritet cili është propozimi nga Brukseli zyrtar dhe cila është ajo që do mund të pranohet nga Serbia dhe Kosova. Sa ka gjasa që të arrihet marëveshja deri më 21 nëntor? Është pak e besueshme që palët të lëvizin nga pozicionet e tyre. Por ajo që më duket që ka patur pak lëshim, është Serbia me rikthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.”

Advertisement

 

 

 

Roland Zili: Kosova po bëhet gati për zgjedhjet e parakohshme në komunat serbe. A rrezikon ta rëndojë situatën në veri?

Advertisement

 

 

“Nëse nuk ka marrëveshje deri në datën 21 nëntor, është frika se mund të ketë shumëcka në Veri të Kosovës, tensione, përshkallëzime. E kanë paralajmëruar edhe bashkësia ndërkombëtare se mund të ketë tensione më të shtuara.

Beogradi zyrtar e ka treguar që është i gatshëm që të krijojë probleme në kufij.  Ne jemi në një pozicion kur bashkësia ndërkombëtare do të shohë një marreveshje përfundimtare mes dy vendeve. Kosova duket që nuk ka qenë e gatshme për t’i dhënë fund marrëdhënies së ftohtë me Serbinë dhe anasjelltas.

Advertisement

 

Megjithtë marrëvëshjet janë në tavolinë, të presim fjalën përfundimtare.”

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit