minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Dorëhiqet ministri i Arsimit në Serbi/ Largimi vjen pas vrasjeve tronditëse në një shkollë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dorëhiqet ministri i Arsimit në Serbi/ Largimi vjen pas vrasjeve tronditëse në një shkollë

0
Dorëhiqet ministri i Arsimit në Serbi/ Largimi vjen pas vrasjeve tronditëse në një shkollë

Ministri serb i arsimit, Branko Ruzhiç, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim vjen pasi një nxënës i shkollës fillore” në Beograd, vrau tetë nxënës me armë zjarri, si dhe një roje të sigurisë.

 

Ruziç publikoi në rrjetin social Twitter letrën drejtuar kryeministres Ana Brnabiç.

 

Advertisement

“Pas heshtjes, në tri ditët e zisë, si njeri i përgjegjshëm dhe me performancë prej profesionisti, përgjatë detyrave të mia të kaluara, si prind, dhe si shtetas i Serbisë, unë vetëm e kam marrë një vendim racional në këto kushte”.

 

President Vuçiç nuk e ka komentuar vendimin e ministrit të arsimit, por ka deklaruar se deri në fund të muajit maj, Serbia do të marrë vendime të rëndësishme politike.

 

Advertisement

“Kam biseduar me ministrin dhe kryeministren dhe deri në fund të muajit do të marrim vendime të rëndësishme. Ne nuk jemi këtu për t’u shqetësuar për vendet tona, por për të mbrojtur vendin dhe që Serbia të ecë përpara.”

 

Disa ditë pasi në dy sulme me armë në Serbi, mbetën të vrarë 17 persona, Ministria e Brendshme u kërkoi qytetarëve të dorëzojnë të gjitha armët e paregjistruara, ose do të përballen me dënimin me burg.

 

Advertisement

Individët që dorëzojnë armë, granata, municione në pronësi të paligjshme midis 8 majit dhe 8 qershorit, nuk do të përballen me asnjë akuzë penale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit