Dy “non-grata” të propozuar si pjesë e qeverisë serbe, reagon DASH: Jemi të zhgënjyer

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për qeverinë serbe, pjesë e së cilës janë propozuar të jenë dy persona të sanksionuar nga SHBA.

DASH theksoi se janë të zhgënjyer të shohin se dy individë të shpallua “non-grata” nga SHBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi.

DASH tha se pozicioni i SHBA për ish-shefin e BIA-s, të sanksionuarin Aleksander Vulin, mbetet i njëjtë.

“SHBA s’luan asnjë rol në krijimin e qeverisë së Serbisë. Ne jemi të zhgënjyer të shohim dy individë të sanksionuar që janë propozuar për pozita në qeverinë e re. Pozicioni ynë për z.Vulin është i ditur Ai mbetet nën sanksionet e SHBA”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin, është propozuar si emër për zëvëndëskryeministër në qeverinë e re të Serbisë. Përveç Vulin, në Qeverinë e re të Serbisë pritet të jetë edhe i sanksionuari tjetër nga SHBA Nenad Popoviç. Mandatari për krijimin e Qeverisë së re Milosh Vuçeviç e ka propozuar atë që ta ketë rolin e ministrit pa portofol. /vizionplus.tv