minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Persona të dënuar për krime lufte po marrin pjesë në fushatën serbe”, reagon ashpër BE

0
“Persona të dënuar për krime lufte po marrin pjesë në fushatën serbe”, reagon ashpër BE

Liderët e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të promovojnë veprime të cilat mund të shihen si mohim apo relativizim i krimeve të luftës. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian pas pretendimeve se në Serbi persona të dënuar për krime lufte po marrin pjesë aktive në fushatë zgjedhore.

 

ANA PISONERO

ZEDHENESE E KOMISIONIT EVROPIAN

Advertisement

“Nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit, revizionizëm dhe glorifikim të kriminelëve të luftës, që shkon në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme. Liderët në Ballkanin Perëndimor duhet të japin shembull duke pranuar atë që ka ndodhur, të respektojnë viktimat dhe në mënyrë të sinqertë të promovojnë pajtimin duke u përballur me rrënjët e urrejtjes që çuan deri te gjenocidi”.

 

Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, ka bërë  të ditur se Sasha Cvjetan, i dënuar për krime lufte në Kosovë, ka marrë pjesë në një tubim në Srebrenicë krahas ministrit të Brendshëm serb, Aleksander Vulin.

 

Advertisement

Edhe pse kanë kaluar 23 vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka drejtësi për mbi 13 mijë persona të vrarë.

 

Një vit më parë është ngritur vetëm një aktakuzë për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Kosovë. Ky ishte bilanci i raportit vjetor të Fondit për të Drejtën Humanitare mbi krimet e luftës.

 

Advertisement

DRITA HAJDARI

UDHEHEQESE E DEPARTAMENTIT PER KRIME LUFTE

“Kur thuhet që gjatë vitit 2021 është ngritur vetëm një aktakuzë për krime të luftës, kjo mund të tingëllojë shumë shqetësuese për ata që nuk dinë procedurat, mund automatikisht ta fajësojnë prokurorinë për neglizhencë, për mos-interesim, për mos punë, por kjo ta bëjë me faktin që kemi arritur të arrestojmë prezencën fizike të kryerësit të veprës penale.”

 

Advertisement

Që nga përfundimi i luftës, gjyqësori vendor dhe ai ndërkombëtar ka akuzuar rreth 70 persona për krime lufte në Kosovë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit