minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dy të plagosurit nga sulmi i armatosur në Beograd ndodhen në gjendje kritike

0
Dy të plagosurit nga sulmi i armatosur në Beograd ndodhen në gjendje kritike

Pesë persona të lënduar në sulmin e armatosur që ndodhi të mërkurën në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Beograd, janë në gjende të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që një fëmijë është në gjendje kritike por me shenja përmirësimi, ndërsa një fëmijë tjetër është në gjendje kritike dhe është në rrezik për jetën, thanë udhëheqësit e institucioneve shëndetësore në Serbi.

 

Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë, Milika Ashanin, tha se gjendja shëndetësore e dy nxënësve dhe një mësueseje është shumë më e mirë, raporton mediumi lokal Beta.

 

Advertisement

Pacienti i katërt, siç tha Ashanin, ishte sjellë në Qendrën Klinike si i plagosuri më i rëndë, me plagë me armë zjarri në kraharor, qafë dhe shtyllë kurrizore.

 

“Dje [e mërkurë]e kaloi gjithë ditën në sallën e operacionit, ishin dy operacione. Është më mirë, është zgjuar, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe duhet ta kualifikojmë sikur situata të jetë kritike”, tha Ashanin.

 

Advertisement

Ajo tha se për të enjten janë planifikuar një sërë kontrollesh, për të përcaktuar efektet e operacioneve të kryera një ditë më parë.

 

Drejtori i Klinikës Universitare të Fëmijëve në Tirshovë, Sinisha Duçiq, tha se nga tre pacientë në atë klinikë, dy djem me plagë nga armë zjarri në këmbë janë mirë dhe në gjendje të qëndrueshme, duke marrë terapi me antibiotikë dhe se mund të lirohen në shtëpi ditët në vijim.

 

Advertisement

“Vajza e cila iu nënshtrua një operacioni urgjent dje [të mërkurën] për shkak të lëndimeve në kokë është në rrezik për jetën, mbetet në gjendje kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj e përgjithshme është shumë e rëndë dhe është në rrezik për jetën”, tha Duçiq dhe shtoi se për momentin nuk është planifikuar ndonjë operacion tjetër.

 

Tetë fëmijë dhe një roje u vranë mëngjesin e së mërkurës në një sulm të armatosur nga një nxënës 13 vjeç në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit.

 

Advertisement

Gjashtë nxënës dhe një mësuese u plagosën, sulmuesi u arrestua./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit