minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sulmi me armë në Beograd/ Numri i viktimave shkon në 9, mes tyre 8 fëmijë

0
Sulmi me armë në Beograd/ Numri i viktimave shkon në 9, mes tyre 8 fëmijë

Një masakër ka ndodhur sot në Serbi. Tetë nxënës dhe një roje sigurie janë konfirmuar të vdekur, pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë fillore në Beograd, ndërsa kanë mbetur të plagosur 6 nxënës të tjerë dhe një mësues.

 

Mediat bëjnë me dije se sulmi ndodhi në orët e para të mësimit, kur një i mitur hyri në shkollë i armatosur dhe hapi zjarr ndaj rojeve të sigurisë, mësuesve dhe nxënësve.

 

Advertisement

Autori i ngjarjes është një nxënës i klasës së shtatë, i cili është arrestuar nga policia. Pas kontrollit, në çantën e tij është gjetur edhe një sasi lënde plasëse.

 

Fëmijët e plagosur janë dërguar në spital, ku tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit