minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E Enjta e Madhe/ Papa Françesku viziton burgun e të miturve, kryen ritualin e larjes së këmbëve

0
E Enjta e Madhe/ Papa Françesku viziton burgun e të miturve, kryen ritualin e larjes së këmbëve

Papa Françesku vizitoi pasditen e së enjtes burgun e të miturve Casal Del Marmo, në Romë, ku u zhvillua rituali i larjes së këmëbeve.

 

Në ceremoninë e të Enjten së Madhe për katolikët, Papa lau këmbët e 12 të rinjve të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët janë duke vuajtur dënimin.

 

Advertisement

Pasi kreu ritualin, Papa i puthi këmbët të rinjve, buzëqeshi dhe u shtrëngoi duart. Në fund të gjestit, para se të kthehej në altar, Papa foli me disa prej tyre.

Papa Françesku vizitoi të njëjtin burg për këtë ceremoni dhjetë vjet më parë, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava e Kardinalëve.

 

Vitin e kaluar, për ceremoninë e Niptiros, ai vendosi të shkonte në burgun e qytetit Civitavecchia, 70 kilometra në veri të Romës, ku lau në mënyrë simbolike këmbët e të burgosurve dhe bisedoi me ta për rreth tre orë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit