“E Majta” lëkund opozitën në Maqedoninë e Veriut, disa deputetë shqiptarë nuk duan…

Partia e ekstremit të majtë në Maqedoninë e Veriut ka trazuar bashkëpunimin e opozitës shqiptare me atë maqedonase duke e lënë të pasigurt formimin e shumicës parlamentare që do të rrëzonte qeverinë Zaev me votë mosbesimi.

 

Disa deputetë shqiptarë kanë refuzuar kategorikisht që të jenë në krah të partisë “E Majta”, e cila ka shprehur qëndrime të hapura kundër shqiptarëve, perëndimit, Nato-s dhe marrëveshjes se Prespës me Greqinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SKENDER REXHEPI ZEJD

DEPUTET, “ALTERNATIVA”

 

“Të gjithë deputetët kemi qenë të bindur që “E Majta” nuk nënshkruan, ishte që do të nënshkruaj PLD-ja, BESA, VMRO-ja dhe ne. Në frymën e kësaj, PO, u dakordova që të jap nënshkrimin dhe do ta jap gjithmonë, çdo nënshkrim kur do të duhet që të largohet e keqja e quajtur BDI për shqiptarët, por jo me çdo kusht. Edhe qëndrimi i Alternativës është dhe gjithmonë ka qenë i tillë që ne nuk guxojmë ta identifikojmë veten me një subjekt politik antishqiptar. Këtë nuk e lejoj në jetën time, të njollos identitetin tim familjar për asnjë çmim”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Analistët shprehen se qëndrimet e partisë “E Majta” e kryesuar nga Dimitar Apasiev, reflektojnë interesat ruse në Ballkan që ushqejnë forcat e destabilizimit të rajonit dhe të Evropës.

 

Ndërkohë, lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristian Mickoski është shprehur i bindur se deputetët nuk do të tërhiqen nga marrëveshja e arritur pak ditë më parë mes pesë subjekteve të opozitës, përfshirë edhe “E Majta” e Apasiev, që të gjitha së bashku garantojnë 61 vota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Mickoski ka paralajmëruar se do të paraqesë mocionin e mosbesimit këtë të hënë, ndërsa votimi i tij bëhet tre ditë pas dorëzimit në Kuvend.