minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opozita e bashkuar për Shkupin/ Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

0
Opozita e bashkuar për Shkupin/ Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kjo e premte shënon ditën e fundit të fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Të dielën do të votohet në 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit.

Sakaq, partitë opozitare VMRO-DPMNE, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe “E majta” kanë arritur marrëveshje për një koalicion të përbashkët në Shkup. Në një deklaratë partitë shprehen se LSDM dhe BDI do të mbeten në opozitë. Por partia e Zoran Zaev ka reaguar duke thënë se kjo mbetet të përcaktohet më 31 tetor.

 

LUBICA JANÇEVA

Advertisement

KRYETARE KESHILLIT, SHKUP

“Me këtë koalicion  u vërtetua se VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta janë një, këtë e kemi thënë prej kohësh. Sa i takon Këshillit të Qytetit të Shkupit, asgjë nuk ka përfunduar. Beteja në Shkup ndodh të dielën kur do ta shohim kush ka shumicë reale.”

 

Ndërkohë, pas problemeve teknike me votimin biometrik në raundin e parë, Komsioni shtetëror i Zgjedhjeve ka marrë masa duke shtuar personelin ndihmës.

Advertisement

 

ALEXANDER DASHTEVSKI

KRYETAR I KSHZ

“Raundi i dytë do të zhvillohet pa probleme dhe më shpejt. Dinamika e ngadalësuar në vendvotime të caktuara gjatë raundit të parë u shkaktua nga teknologjia e re dhe kjo do të përmirësohet. Për këtë KSHZ realizoi trajnime shtesë dhe gjithashtu kemi angazhuar më shumë se 400 persona të cilët do të angazhohen në ndihmë teknike. ”

Advertisement

 

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, partia e kryeministrit Zaev i humbi pothuajse të gjitha bastionet e saj. Nga 34 komuna që zgjodhën kryetarët e rinj, 22 i fitoi partia opozitare VMRO-DPMNE, 9 LSDM-ja dhe 3 Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit