minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E rëndë në Prishtinë/ Përplasje me armë mes disa personave, një i vrarë, 21 të plagosur në lokal

0
E rëndë në Prishtinë/ Përplasje me armë mes disa personave, një i vrarë, 21 të plagosur në lokal

Përplasja me armë në një lokal në qendër të Prishtinës ka shkaktuar pasoja të rënda ku një person ka humbur jetën e 21 të tjerë janë plagosur. Fillimisht nisi si një konflikt banal mes disa personave që ndodheshin në një lokal  por më pas situata u agravua deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

 

Për pasojë 1 person humbi jeten e ndërsa 21 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave kosovare viktima është identifikuar si Kastriot Ramadani 39-vjeç. Sa i takon të plagosurve, 4 prej tyre kanë marrë plagë nga armët e zjarrit, ndërsa 17 të tjerë janë lënduar nga thyerja e xhamave dhe sendeve të tjera.

 

Advertisement

POLICIA E KOSOVËS

 

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre 3 meshkuj dhe 14 femra.”

 

Advertisement

Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërkohë 4 prej të dyshuarve që janë përfshirë në përplasje ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një tjetër në kërkim.

 

Po ashtu edhe të lënduarit e tjerë po marrin ndihmë të specializuar mjekësore. Në vendngjarje deri më tani janë gjetur 4 gëzhoja, ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit