Një 54-vjeçare amerikane ka humbur jetën në Brezovicë të Kosovës, teksa ka qenë duke bërë ski. Ajo ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, i cili njoftoi autoritetet se gruaja e tij kishte humbur jetën pasi e kishte zënë orteku i dëborës. Ngjarja e rëndë sipas autoriteteve është shënuar ditën e djeshme në orën 15:35 minuta.

Qendra e Skijimit, Brezovicë  13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës”, njofton policia.

Pas kërkimeve, Policia ka mundur të gjejë trupin e pajetë të viktimës, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në IML për ekspertizë.

Vlen të theksohet se, për shpëtimin  e turistes amerikane ishin mobilizuar ekipe të shumta të specializuara, por që për fat të keq 54-vjeçarja nuk iu mbijetoi plagëve të marra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës u ka bërë apel turistëve që të tregohen të kujdesshëm.

Keni kujdes nga lëvizni pasi një lëvizje juaj shumë e vogël jashtë shtegut të skijimit mund të jetë e rrezikshme për jetën tuaj. Andaj lëvizni vetëm nëpër shtigje të skijimit. Shtigjet janë të sigurta dhe Brezoviza po ashtu është e sigurt”, shtoi tutje pjesëtari nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës./vizionplus.tv