minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bie një ortek bore në Brezovicë

0
Bie një ortek bore në Brezovicë

Në qendrën e skijimit në Brezovicë ka rënë një ortek bore më 10 shkurt, konfirmoi Policia e Kosovës.

 

Por, nga Policia e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk kanë informacione se ka pasur persona në vendin ku ka rënë orteku.

 

Advertisement

“Në ora 13:10 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se ka ndodhur një ortek bore në vendin e quajtur ‘Qafa e Luanit’ në Brezovicë. Tani për tani nuk ka dyshime se ka të lënduar”, tha zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale së Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

 

Veseli tha se janë njoftuar njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët do të dalin në vendngjarje. Ndërkaq, në vendin ku ka rënë orteku veçse janë të pranishëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

 

Advertisement

Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit. Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit