minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

EMRI/ Hapi zjarr ndaj policisë greke, merr fund arratia për shqiptarin në Greqi

0

Një emigrant shqiptar 51-vjeçar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj efektivëve të policisë të ekipit DIAS.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 8 shkurt 2024. Sipas policisë greke  Andon Sinaj, 51 vjeç nga Vlora u arrestua më 28 mars në Paiana, nga punonjës policie të NënDrejtorisë së Sigurisë së Atikës Juglindore pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atikës.

Ndaj emigrantit kishte urdhër arresti për vrasje të mbetur në tentativë ndaj policisë. Gjithashtu ai akuzohet edhe për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe dokumentacion të falsifikuar.

Çfarë ndodhi më 8 shkurt të 2024

Advertisement

Në orët e pasdites të datës 8-2-2024, punonjësit e policisë së ekipit të DIAS shkuan në një kompani në Koropi “ALYKON”, pas sinjalizimit të Qendrës së Veprimit të Menjëhershëm, për një vjedhje.

Me të mbërritur në vendngjarje dhe gjatë kontrollit rrethues të kompanisë, policia ka gjetur një person që lëvizte në këmbë, me fytyrën të mbuluar.

51-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policëve për ndalim, ai ka qëlluar vazhdimisht ndaj  tyre me armë zjarri. Për fat të mirë asnjë polic nuk u lëndua.

Efektivët e policisë duke qenë në rrezik të menjëhershëm për jetën, kanë qëlluar me armë zjarri për të imobilizuar sulmuesin, i cili u arratis.

Advertisement

Punonjësit e Nëndrejtorit të Sigurimit të Atikës Juglindore, pas analizimit dhe grumbullimit të materialit parahetues, identifikuan 51-vjeçarin si autor të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë dhe tentativës së vjedhjes së kryer më datë 8-2-08. 2024, si dhe për vjedhje ndaj së njëjtës kompani që kishte kryer së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, më datë 13.01.2024.

Në kontrollin e shtëpisë së 51-vjeçarit, ndër të tjera, janë gjetur dhe konfiskuar:

• veshjet e përdorura gjatë aktivitetve kriminale
• -4- kamera,
• -5,5- gram kanabis i papërpunuar.

Andon Sinaj sipas policisë greke konsiderohet me rrezikshmëri, pasi jo vetëm ka hapur zjarr me pistoletë ndaj policisë, por në të shkuarën ka qëlluar më armë edhe ndaj një personi tjetër pa arritur ta dëmtojë ndërkohë që rezulton i dënuar më parë me 12 vjet burg për çështje droge.

Advertisement

Pas daljes nga burgu ishte urdhëruar deportimi i tij, por rezulton se ai vazhdonte të qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm. Gjatë marrjes në pyetje ai nuk i ka pranuar ngjarjet në kompaninë “ALYKON” dhe përplasjen me armë me policinë greke./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit