minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

EMRI+FOTO/ Vajza 18-vjeçe e pa masakrimin e nënës me sy; tragjedia e familjes shqiptare në Greqi

0

Ngjarje dramatike, ajo që përfshiu nënë e bijë shqiptare të premten në mbrëmje në një lokal në Messolonghi të Greqisë.

 

Një 50-vjecare shqiptare ishte duke pastruar ambientin në një dyqan të madh mishi bashkë me vajzën 18-vjece kur u përfshi në në aksident të rëndë në makinerine që përpunonte mishin.  Vajza e re dëgjoi mamanë të bërtiste fort dhe kur u afrua pa që makineria e e mishit kishte masakruar nënë e saj.

 

Advertisement

Ngjarja ka tronditur komunitetinn e vogël të zonës së Messolonghit, aty ku familja shqiptare jetonte prej pak vitesh pasi ishte larguar nga vendi jonë, ku kryefamilja ishte divorcuar nga bashkëshorti.

 

Policia arrestoi pronarin e biznesit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

 

Advertisement

Trupi i gruas fatkeqe, të cilës media greke i publikoi vetëm emrin Anna, u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

 

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri nëVajzaip mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 21:00, kur gruaja dhe vajza e saj, e cila punonte në dyqane pastrimi, shkuan në dyqanin e mishit për të bërë punën e tyre.

Advertisement

Për një arsye ende të panjohur, gruaja po pastronte makinerine e grirjes së mishit, kur nga një gabim i ngecën floket në makineri.

 

Më pas në tentative për të shpëtuar ajo vendosi dhe dorën në makineri, cka rezultoi tragjike.

Operacioni për nxjerrjen e trupit nga makineria përfundoi vetëm pak para mesnatës.

Advertisement

“Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’” , raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një të afërmi të tyrin ne këtë zonë./Protothema

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit