
Në takimin trepalësh me përfaqësuesit specialë për dialogun në Beograd, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka fajësuar Kosovën për ngecjen e bisedimeve.
Sipas Vuçiç, autoritetet në Prishtinë po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shmangur përmbushjen e detyrimeve të tyre përmes provokimeve të njëanshme.
Advertisement
Kjo sipas presidentit serb, e pengon shumë ecurinë e mëtejshme të bisedimeve.
Ndërkohë Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë ofruar mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut konstruktiv, si dhe për integrimin e ballkanit perëndimor.
Advertisement
Për Uashingtonin dhe Brukselin është shumë e rëndësishme që kosova dhe serbia të përmbushin të gjitha detyrimet që kanë ndërmarrë.