minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kryeministri Kurti i përgjigjet Lajcak dhe Escobar: Nuk kemi frikë nga asosacioni

0
Kryeministri Kurti i përgjigjet Lajcak dhe Escobar: Nuk kemi frikë nga asosacioni

Duke iu përgjigjur të dërguarit të Brukselit për dialogun, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk i frikësohet zbatimit të marrëveshjes për asociacionin, por po tregohet e kujdesshme në zbatimin e parimeve themelore.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER, KOSOVE

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Ne ju shërbejmë qytetarëve të Republikës dhe mbrojmë interesat e vendit tonë. Interesi i shtetit të pavarur i republikës sonë demokratike e sovrane, është integriteti territorial, është funksionaliteti shtetëror, është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pasur në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet, i lehtësuar apo ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Me ç’rast parimi i reciprocitetit është parim i shëndoshë i marrëdhënieve të mira fqinjësore.”

Advertisement

Kryeministri Kurti përsëriti edhe njëherë se në thelb të çdo diskutimi mbetet qëllimi për të arritur një marrëveshje e cila në thelb mbart njohjen reciproke.

 

“Marrëveshja duhet të arrihet. Jemi të gatshëm të punojmë për këtë dhe kur bisedojmë për marrëveshje bisedojmë për marrëveshje, nuk bëjmë dialog për dialog, jemi konstruktiv, jemi serioz dhe njëkohësisht e vëmë theksin tek ajo që po pajtohen gjithnjë e më shumë që të gjithë faktorët ndërkombëtarë që e ka thënë në mënyrë shumë të qartë edhe presidentit i SHBA-së, Joe Biden, që marrëveshja për normalizimin e plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke”.

 

Advertisement

Shefi i ekzekutivit komentoi edhe ftesën e diplomatit amerikan, Gabriel Escobar, për të diskutuar mbi një model të pranueshëm nga të dyja vendet për zbatimin e asociacionit.

 

Albin Kurti bëri të qartë se deri më tani nuk është diskutuar mbi këto baza, ndërsa shtoi se të drejtat e pakicave në Kosovë janë të respektuara në nivelin më të lartë të standardeve evropiane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit