minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Escobar raporton për Kosovën: Të angazhohet në dialog për njohjen e ndërsjellë 

0
Escobar raporton për Kosovën: Të angazhohet në dialog për njohjen e ndërsjellë 

“Procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është për statusin e Kosovës, por për njohjen e ndërsjellë me Serbinë”, kjo ishte deklarata e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikes për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,i cili gjatë fjalimit e tij në senatin amerikan foli për angazhimin dhe strategjinë e Uashingtonit në rajon.

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUAR I POSACËM PËR BALLKANIN, SHBA

Advertisement

 

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës, se ne presim që ata të angazhohen plotësisht në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe t’i shohin bisedimet si negociata të vërteta, për të arritur qëllimin kryesor të tyre – që është njohja e ndërsjellë me Serbinë, njohja nga pesë shtetet e BE-së dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare, ku duan të anëtarësohen.”

 

I pyetur nga senatorët amerikanë nëse asociacioni do ta destabilizonte Kosovën, Escobar u shpreh:

Advertisement

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUAR I POSACËM PËR BALLKANIN, SHBA

 

Advertisement

“Ne e mbështesim krijimin e Asociacionit për shumë arsye. E para është se për të, palët tashmë janë pajtuar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka thënë se disa pjesë nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën, nuk ka thënë se vetë Asociacioni është jokushtetues. Në kontekstin e dialogut, është në dorën e Kosovës dhe Serbisë që të vendosin se si do të duket. Nuk duhet të jetë dhe sigurisht që ne nuk duam të jetë i ngjashëm me Republika Sërpskën.”

 

Diplomati i lartë amerikan foli edhe për strategjinë e Uashingtonit për rajonin, e cila sipas tij konsiston në tri shtylla: integrimi në BE, në NATO dhe integrimi rajonal ekonomik.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit