minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fillon procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut

0
Fillon procesi i vaksinimit në Maqedoninë e Veriut

Katër mijë mjekë dhe punonjës të shëndetësisë janë paraqitur për të marrë vaksinën anti-COVID, ndërsa procesi i shumëpritur filloi sot në spitalin modular pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup.

Mjekja më e moshuar e kësaj klinike ishte e para që u vaksinua me dozën e prodhuesit Pfizer. Mjekja dhe infermierja e parë të cilat morën vaksinën, thanë se ndjeheshin shumë mirë, teksa u bënë thirrje kolegëve të tyre që të imunizohen. Personeli mjekësor që tanimë e ka kaluar koronavirusin, duhet t’u japë përparësi për vaksina kolegëve të cilët nuk janë prekur nga virusi.

4680 vaksina të prodhuesi Pfizer u sollën të dielën me një paketë nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha të mërkurën se edhe katër mijë vaksina të tjera Pfizer pritet të arrijnë javën e ardhshme nga Serbia. Ministri, i cili vetë është mjek – kirurg, tha se do të vaksinohej pasi të kenë arritur vaksina të tjera, “për të mos ua zënë vendin atyre që përballen në vijën e parë të frontit me pacientët e prekur nga koronavirusi”.

Zoti Filipçe thotë se vaksinat janë shumë të sigurta, pa marrë parasysh se nga cili prodhues vijnë dhe se vaksinimi është mënyra e vetme për ta luftuar pandeminë.

Advertisement

Autoritetet e shëndetësisë kanë hartuar një program vaksinimi. Kanë krijuar kushte, përkatësisht frigoriferët e nevojshëm për ruajtjen e vaksinave Pfizer, të cilat mbahen në minus 70 gradë Celsius, por mund të qëndrojnë deri në pesë ditë në temperaturë prej 2 deri në 8 gradë.

Në çdo pesëmbëdhjetë minuta do të bëhet vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Për ditën e sotme planet janë që të vaksinohen 260 punonjës shëndetësorë, përfshirë të gjithë personelin e Klinikës së Sëmundjeve Infektive. Gjatë fundjavës, vaksinimi pritet të fillojë nëpër spitalet në të gjithë vendin si dhe në spitalet private.

Maqedonia e Veriut pret 200 mijë vaksina kineze Sinofarm të arrijnë në fund të muajit. Vendi është ndër më të prekurit nga virusi jo vetëm në rajon por edhe më gjerë. Nga shpërthimi i pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 3’010 persona./ VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit