minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Fjalimi i fortë i Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë/ Analisti: Nuk ka përvojën e duhur

0
Fjalimi i fortë i Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë/ Analisti: Nuk ka përvojën e duhur

Në Kosovë, viti 2020 do të mbahet mend veç të tjerave për faktin se ka pasur 3 qeveri jetëshkurtra. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese një ditë më parë, për të rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit si të paligjshme, e çon Kosovën drejt një realiteti të ri politik.

Analisti Nexhmedin Spahiu, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” i konsideroi ngjarjet e këtij viti për Kosovën “ndryshime marramendëse”.

“Ky vit kishte ndryshime epokale, marramendëse. Po kalohet nga njëra fazë në tjetrën, më të avancuar, të shtetndërtimit. Një deputet ka arritur të jetë vendimtar për të zgjedhur një qeveri. Këtu ka shkelur ligjin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni për Verifikimin e Mandateve. Ai nuk ka patur të drejtë fare që të ishte deputet, një i dënuar për korrupsion. Tani e tutje do të jetë më ndryshe sa iu përket këtyre gjërave.”

Sa i përket qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili u detyrua ta lëshonte vendin pa mbushur 5 muaj në detyrë, sipas analistit, Kurti tregoi se ka prirje të ndryshme nga paraadhësit e tij, duke lënë përshtypjen e një njeriu të pakorruptueshëm.

Advertisement

“Ka disa faktorë. Gjatë qeverisjes 100 ditëshe të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti tregoi jo dhe aq zotësi për të qeverisur, sa u tregua se ka prirje të ndryshme nga paraadhësit e vetë, la përshtpjen që nuk është një njeri i korruptueshëm, kjo bëri që të fitojë simpatinë. “

Po ashtu, Spahiu komentoi edhe fjalimin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vizitës së saj tre ditore në Tiranë.

“Akoma nuk ka përvojën e duhur për shkak të moshës së saj për pjekurinë që duhet të ketë një njeri që është President. Është dhe narrative që ka mësuar Tirana 20 vjet nga Hashim Thaçi. Ky narrativ i ndryshuar në mënyrë radikale ka shkaktuar turbullira në opinionin publik në Tiranë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit