minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Flakët u marrin jetën dy personave në Itali

0
Flakët u marrin jetën dy personave në Itali

Edhe në Itali, dy persona nuk kanë mundur dot t’i shpëtojnë flakëve. Një burrë dhe një grua u gjetën të pajetë nën rrënojat e shtëpisë së djegur, në rajonin e Kalabrisë. Erërat e nxehta afrikane kanë nxitur vatra masive zjarri në provincat e Palermos, Messinaa dhe Reggio Calabria.

 

Maqedonia e Veriut, në gjendje të jashtëzakonshme, po ashtu ka pësuar dëme të pallogaritshme ndërsa vijon puna për të vënë nën kontroll zjarret në pjesën lindore të vendit, në kufi me Bullgarinë. (efekte) Mijëra hektarë pyje janë shkatërruar tashmë dhe ekspertët thonë se do të duhen dekada – nëse jo shekuj – për tu rikuperuar. Disa persona kanë përfunduar në pranga për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Advertisement

Edhe Turqia po përballet me situatën më të rëndë në dekada, pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë mijëra hektarë sipërfaqe në brigjet jugore të vendit. Dhjetra mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikut pas një builanci me tetë viktima dhe më shumë se 100 në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

Pamjet apokaliptike nuk po i ndahen rajonit, i cili lufton me flakët vdekjeprurëse prej më shumë se 10 ditësh, në kushtet kur temperaturat ekstrem të larta dhe erërat e forta, nuk ndihmojnë aspak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit