minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Flamuri bullgar në Pustec, reagon komuniteti maqedonas: Është një provokim

0
Flamuri bullgar në Pustec, reagon komuniteti maqedonas: Është një provokim

Vendosja e flamurit bullgar në godinën e re të bashkisë Pustec është cilësuar si provokim nga Eftim Mitrevski, nënkryetar i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian.

Ngjarja ndodhi pasi qeveria bullgare dorëzoi sot disa ndihma për bashkinë.

“Është krejtësisht provokim. Duhet shteti, organet kompetente të reagojnë se kjo zonë dihet që ka minoritet maqedonas, shtetas shqiptarë që kanë votuar kushtetuten e republikës së Shqipërisë, e respektojnë ligjet e këtij shteti, ne njohim dy flamuj, flamurin shqiptar dhe flamurin në këtë zonë të Maqedonisë”, tha Eftim Mitrevski, nga Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian.

Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski ka mirëpritur donacionin , duke shtuar se mbështetja për komunitetin është e mirëpritur.

Advertisement

“Çdo donacion që nuk ka prëpacija dhe prapaskena të cilat nuk dëmtojnë identetin e kësaj zone është i mirëpritur. Të gjithë të tjerat nuk i kemi qejf. Rikonstruksioni i kësaj zone e kanë bërë gjermanët. Shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me bullgarët pa prapavija, një donacion ti vije ne ndihme bashkisë”, tha kryetari i bashkisë Pustec.

Qeveria bullgare ka dhuruar ditën e sotme pajisje zyre dhe kompjutera për godinën e re të bashkisë Pustec./Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit