
Agjencia e Statistikave në Kosovë konstaton rritjen e inflacionit me 7.5%, ndërsa Banka Qendrore vlerëson se ekonomia e vendit e ka reflektuar tashmë krizën në rritjen e çmimeve. Në këto kushte është shtuar edhe shqetësimi për mungesë të produkteve bazë të shportës në treg, si gruri, mielli, vaji dhe sheqeri.
HYKMETE BAJRAMI
ISH-MINISTRE E TREGTISE DHE INDUSTRISE, KOSOVE
Advertisement“Po përballemi me një valë të re të inflacionit, e cila ka shumë gjasa që të mos jetë vetëm inflacion, por në ditët e ardhshme të përballemi edhe me mungesë të produkteve, kjo besoj që do të jetë më problematike dhe do të jetë shqetësim tejet i madh për mirëfunksionimin komplet të industrisë, por edhe të institucioneve shtetërore.”
Ekspertët shprehen se sfida kryesore e bizneseve është sigurimi i rezervave të mjaftueshme, qoftë edhe në produktet bazë.
NAGIP SKËNDERI
EKSPERT EKONOMIE
“Respektivisht është një krizë ekonomike të themi e importuar pasi gati të gjitha mallrat që kemi për qytetarët në Kosovë, janë të importuara. Nuk është që në mënyrë të drejtpërdrejt varet nga këto dy shtete, por pasojat janë indirekte dhe reflektohen edhe në ekonominë e Kosovës. Në rastin konkret janë derivatet e naftës, gruri, mielli dhe produktet e saj, vaj dhe sheqeri të cilat janë me rëndësi strategjike për shportën e konsumatorit, të cilat veç kanë filluar të ngriten dhe janë të papërballueshme për konsumatorin.”
Vendet e tjera të rajonit i janë përgjigjur krizës duke ulur akcizën për karburantet, me heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë, si dhe ndalimin e përkohshëm të eksportit të produkteve bazë ushqimore bujqësore.