minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Korrupsioni si pjesë e sistemit apo si mungesë e një shteti dhe shoqërie të shëndoshë?!

0
Korrupsioni si pjesë e sistemit apo si mungesë e një shteti dhe shoqërie të shëndoshë?!

Nga Viron Gjymshana

Disa ngjarje të kohëve të fundit kanë tërhequr edhe një herë tjetër vëmendjen e shoqërisë shqiptare ndaj përhapjes kapilare të korrupsionit në Shqipëri. Jo se ky ishte një fenomen që nuk njihej, përkundrazi. Shtypi dhe masmedia vendase e kanë trajtuar me qindra herë këtë dukuri. Por e veçanta e kohëve të fundit është veprimtaria e SPAK-ut si dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë nga drurët e shtrembër të « plepave » që e gangrenizuan shoqërinë shqiptare nga koka te këmbët.

Arrestimi i një kryebashkiaku në Lushnjë, e disa gjyqtarëve që kanë liruar kriminelë të njohur nga burgu si pasojë e rryshfetit, përfolja e një zëvendësministreje të rendit etj etj veçse kanë vërtetuar në praktikë, atë që njihej prej kohësh : korrupsioni është shndërruar në një fenomen masiv në strukturat e mbarë shtetit shqiptar.

Kaq i përhapur dhe i shtrirë është ky fenomen saqë për të, a kundër tij, është shprehur disa herë edhe kryeministri i vendit.

Advertisement

Duke folur për problemin e korrupsionit në vend, Edi Rama pohoi se ky është një fenomen që i prek të gjitha shtetet diku më shumë e diku më pak. Sipas kryeministrit problemi qëndron te sistemi jo te njerëzit. Megjithatë ai e pranoi se lufta kundër korrupsionit është shtetndërtimi, qoftë ky edhe në aspektin e drejtësisë .

« Gjermanët nuk janë më të ndershëm se shqiptarët nga geni, por nëse nëpunësi atje nuk kërkon lekë është se nuk e lë sistemi.se nëse do çonim 30 shqiptarë që këtu marrin rryshfet s’do u shkonte në mend të merrnin lekë atje se nuk i lë sistemi. Ndërsa nëse do merrnim 30 gjermanë e t’i sillnim këtu herët a vonë edhe ata do korruptohen. Është sistemi që i korrupton njerëzit. Kudo ka korrupsion. Sistemi korrupton njerëzit. Fakti është se është sistemi që e bën njeriun të sillet ndryshe,” – këmbënguli i pari i ekzekutivit shqiptar.

Pyetja shtrohet: A është vërtet korrupsioni pjesë e pandashme e sistemit në të cilin jetojmë, apo ai ndodh nga mungesa e një shteti dhe shoqërie të shëndoshë ?!

Sepse në sisteme të njëjta korrupsioni paraqitet në shkallë të ndryshme. Psh në raportin e fundit të Transparency International 2020 Shqipëria renditej e 104 në indeksin e përhapjes së korrupsionit ndër 177 shtete të botës.

Advertisement

Ndërsa Zelanda e Re, Danimarka, Finlanda, Suedia, Singapori etj ishin në ballë të vendeve më pak të prekura nga ky ves.

Është thënë dhe pranuar gjërësisisht se demokracia para se të jetë një sistem është traditë, kulturë, qytetërim, ligjzbatim etj. Kështu spjegohet që në sisteme të njëjta shkalla e shtrirjes dhe zbatimit të demokracisë reflektohet në nivele të ndryshme.

Nuk kemi të njëjtin nivel demokracie psh në vendet nordike në krahasim me ato afrikane apo arabe.

E njëjta gjë mund tê thuhet edhe për fenomenin e mitmarrjes. Korrupsioni psh ka qënë një traditë tejet e përhapur në perandorinë osmane, aq sa fjala « bakshish » sot njihet në të gjithë botën.

Advertisement

Fakt është që në vendet me kulturë protestante apo kalviniste dukuria e korrupsionit është shumë pak e përhapur. Ndërsa në Italinë katolike të viteve ’70 – ’80 të shekullit të kaluar fjalët « tanxhente » dhe « appalte » ( bakshish dhe tendera) zinin kryetitujt e të gjitha mediave vizive dhe të shkruara të kohës.

Por ajo çfarë përbën të veçantën në Shqipëri është përpjekja  për ta « zyrtarizuar » dhe « normalizuar » këtë fenomen. Janë të njohura deklaratat e kohëve të fundit të disa mjekëve në mbështetje të rryshfetit. « Nëse pacientët nuk japin më bakshishe ne e lëmë punën që nesër në mëngjez » – deklaroi pa iu dridhur qerpiku njëri prej mjekëve të kryeqytetit. Atij i mbajti ison një mjek tjetër i njohur : « Nuk mund të futet në burg një mjek se merrka 500 mijë lek rryshfet » ! –  pohoi ai pa pikë turpi !

Në Shqipëri format e para të legalizimit të korrupsionit u vunë re që me fillimet demokratike. Ishte viti 1991 kur fatorinot e sherbimit urban të Tiranës kërkuan hapur  heqjen e aboneve! Na lini të vjedhim sa të duam – ishte nënteksti i kërkesës së tyre.

Rritja dhe përhapja e korrupsionit në atë kohë përkonte, në sensin negativ të fjalës, me shkërmoqjen e shtetit dhe institucioneve të tij. Sa më shumë dobësohej shteti aq më shumë forcohej dhe shtrihej korrupsioni!

Advertisement

Sado që kjo mund të bëjë shumë për të qeshur, sipas shumë studiuesve dhe sociologëve të njohur lufta kundër fenomenit të korrupsionit është e lidhur ngushtësisht me edukatën në familje, shkollë dhe shoqëri. Me një fjalë me formimin e “Njeriut të ri”! Term ky i përdorur stërpërdorur gjërësisht edhe gjatë kohës së sundimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Por krijimi i “Njeriut të ri” nuk është shpikje e komunistëve. Kjo ide i ka rrënjët e saj që në kohën e Biblës. Jo më kot në 10 urdhëresat bazë të saj, ndër të tjera thuhej: “Ti nuk do të vrasësh. Ti nuk do të vjedhësh. Ti nuk do të lakmosh gjënë e tjetrit. Ti nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër fqinjit tënd” etj etj. Ishin këto kode morale të formimit të një njeriu të ri dhe të drejtë për atë kohë.

Po ashtu në 7 mëkatet kryesore të Njeriut dënohej lakmia, kopracëria, egoizmi, si vegje të padenja për të pasur sa më shumë, për tu pasuruar me të gjitha mjetet etj etj.

Shoqëria shqiptare sot po pret me padurim që vesi i tejpërhapur i korrupsionit të pakësohet sa më shumë. Sytë dhe veshët janë drejtuar nga SPAK-u me shpresën se në “rrjetën” e tij do të bien jo vetëm cironka dhe sardele, por edhe peshq të mëdhenj, sidomos ata që e mbollën kulturën e korrupsionit në këtë vend.

Advertisement

Bëhet fjalë për milionë dhe miliarda euro që iu janë hequr nga goja shqiptarëve për të pasuruar një grusht njerëzish me pushtet. “Rruga e Kombit”, tenderat me dyfishin e vlerës reale , përvetësimi i pasurive kombëtare apo publike nga disa persona të lidhur me pushtetin, pasurimi marramëndës i disa të tjerëve pa derdhur pike djerse, – po e gërryejnë besimin e njerëzve te e ardhmja e  vendit.

“Instalimi i diktaturës nuk është vepër dhe përgjegjësi vetëm  e diktatorit, por më shumë edhe e atyre që i shërbyen atij” – ka pohuar një filozof i njohur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për korrupsionin. Fajtorët e vërtetë nuk janë vetëm ata që e pranojnë dhe nxisin dhënien e rryshfetit dhe bakshishit, por edhe i atyre që i ofrojnë ato.

Prandaj edukimi i njerëzve dhe forcimi i rolit të shtetit, – janë dy hallkat kyçe që do mundësojnë zhdukjen relative të këtij fenomeni kaq të dëmshëm në vend.

Në një shtet dhe shoqëri të shëndoshë korrupsioni e ka tejet të vështirë të lulëzojë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit