minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ganiu reagon pas akuzave për vizitën e Kurtit: Sulme me prapavijë politike

0
Ganiu reagon pas akuzave për vizitën e Kurtit: Sulme me prapavijë politike

Kryetari i Komunës së Çairit në Maqedoninë e Veriut, Visar Ganiu, ka reaguar pas akuzave që iu bënë për shkak se priti kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

 

Ai ka bërë të ditur se është gjobitur personalisht, e po ashtu edhe institucioni që ai drejton, për shkak të pranisë së simboleve shqiptare dhe mos përdorimit të flamurit e himnit të shtetit, në tubimet e 11 gushtit.

 

Advertisement

Sipas Ganiut keto ndëshkime jane te qellimshme dhe me prapavije politike.

 

“Kanë filluar diferencimet politike si në kohën e komunizmit këtu, ai që mendon ndryshe largohet nga puna, ndërrohen drejtorët.Një ditë para se të vijë kryeministri Albin Kurti, në një televizion nacional në gjuhën maqedonase gazetarja e pyet në çfarë cilësie vjen Kurti, ai e ka ditur sepse ne në shtete kemi paralajmëruar ardhjen, ai thotë se vjen në mënyrë private, ajo ishte shkak, ne jemi institucion dhe opozita pastaj doli me qëndrimet opozita maqedonase, doli kryeministri me qëndrim negativ ndaj vizitës me shumë lëshime, pastaj u kyç edhe presidenti, një ditë prapa edhe presidenti i Serbisë, të gjithë këto i shoh me një vijë”.

 

Advertisement

Nga ana tjeter Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se nuk i është përgjigjur ftesës së organeve të rendit për te deshmuar.

 

“Inspektorët e policisë kanë ardhur në komunë për të më intervistuar dhe për të kërkuar që unë të shkoj në stacionin e policisë për të sqaruar rastin, unë kam vlerësuar që nuk kemi çfarë të sqarojmë, dhe në këtë rast bëhet fjalë për një organizim zyrtar të komunës së Tetovës, që kanë qenë të informuar edhe qeveria edhe organet shtetërore. Nuk kam pranuar, kanë njoftuar që do të kem dënim për ngritjen e flamurit kombëtar dhe intonimin e himnit kombëtar, unë jam këtu dhe çfarëdo që ata mundohen të më frikësojnë mua është e kot sepse shqiptarët e kanë tejkaluar frikën, pas luftës së 2001 shqiptarët janë zot të këtyre trojeve”.

 

Advertisement

Bilall Kasami theksoi se përkrahja që i është dhënë Albin Kurtit në Tetovë ka alarmuar edhe Beogradin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit