minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gati qeveria e Maqedonisë së Veriut/ Kovaçevski dorëzon emrat e Ministrave në Parlament

0
Gati qeveria e Maqedonisë së Veriut/ Kovaçevski dorëzon emrat e Ministrave në Parlament

Kandidati për kyeministër i maqedonisë së veriut, Dimitar Kovaçevski do të dorëzojë këtë të martë zyrtarisht në parlament propozimin me emrat e kandidatëve për ministra, ndërkohë që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi pritet ta caktojë seancën ne 15 dhe 16 janar.

 

Lideri i Lidhjes Social Demokrate në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së partisë, prezantoi ministrat edhe programin qeveritar ndërsa nënvizoi se qeveria e re do të fokusohet në përballimin e krizës energjitike, pandemisë  si dhe ne ashpersimin e luftës kundër korrupsionit.

 

Advertisement

Kabineti i Kovaçevski do të ketë katër gra: në postin e  Zëvendës-kryeministres e ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, e Ministres se Punës dhe Politikës Sociale , Ministres së  Kulturës si dhe Mbrojtjes.

 

Ndërkohë, ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, kalon në atë të Integrimeve Evropiane; zëvendës-kryeministri për çështjet e ekonomisë, Fatmir Bytyqi, vazhdon te mbaje te njejtin post.

 

Advertisement

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka bërë ndryshime të përfaqësuesve të tij në qeveri, përveç se ndërrimit të Ministrisë për Shoqërinë Informatike me atë të Arsimit, të cilën do ta drejtojë Jeton Shaqiri. Artan Grubi mbetet Zëvendës-kryeministër i parë ndërsa Bujar Osmani – Ministër i Jashtëm.

 

Nga ana tjetër  partisë Alternativa i lihen ministria e Shëndetësisë, ajo e Shoqërisë Informatike dhe një ministër pa portofol, i cili më pas do të ngarkohet me çështjen e diasporës.  Shumica parlamentare ka 64 vota në parlament, të mjaftueshme për ta miratuar kabinetin e ri qeveritar./R.E.L

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit