minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjenerali Clark në Kosovë, reagon Vuçiç: Ata s’do të bëjnë kurrë një ushtri të fortë 

0
Gjenerali Clark në Kosovë, reagon Vuçiç: Ata s’do të bëjnë kurrë një ushtri të fortë 

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka vizituar  këtë të mërkurë Kosovën ku është pritur me nderime të larta shtetërore.

 

Clark konsiderohet një mik i fortë i Kosovës, pasi në vitin 1999, ai ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s kur forcat ajrore bombarduan Serbinë.

 

Advertisement

Gjatë një konference për shtyp, gjenerali amerikan deklaroi se Prishtina zyrtare ka bërë një përparim të dukshëm drejt demokracisë dhe lirisë.

 

WESLEY CLARK

GJENERAL AMERIKAN

Advertisement

 

“Jam i nderuar të jem këtu, jam i lumtur të rikthehem në Kosovë, kjo është mundësia e parë që kam pasur për ta vizituar këtë ministri. Jam i impresionuar. Gjatë viteve kam parë përparimin e Kosovës, është një marsh mbreslënës drejt demokracisë dhe lirisë dhe shpresoj edhe për rritjen e prosperitetit ekonomik për popullin e Kosovës.”

 

 

Advertisement

Por, vizita e ish-komandatit amerikan ka shkaktuar reagime nga pala serbe. Presidenti Aleksander Vuçiç tha para gazetarëve se Kosova nuk do të arrijë të formojë një ushtri të fortë.

 

“Fillimisht dua te them se jam mirënjohës ndaj Matthew Palmer dhe zyrtarëve të Ambasadës së Amerikës në Kosovë për këmbënguljen në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Nuk jam i sigurt se dikush do të dëshirojë ta dëgjojë atë në Prishtinë. Ata nuk janë të interesuar për këtë. Për vizitën e komandatit nuk kam asnjë koment por dua të them se ata  e kanë pushtet de facto atje, por nëse më thoni që ata do të bëjnë një ushtri të fortë atje do te gaboni. Ushtria atje është shume e dobët në raport me ne. Ata kanë burime njerëzore dhe asgjë më shumë.”

 

Advertisement

Gjatë ditës, gjenerali Clark do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit