minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjenerali serb i kërkon KFOR-it të mbrojë serbët në Kosovë

0
Gjenerali serb i kërkon KFOR-it të mbrojë serbët në Kosovë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe, gjenerali Millan Mojsilloviq, tha më 23 qershor se i ka kërkuar misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të ndërmarrë masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë.

 

Këtë njoftim ai e bëri gjatë një adresimi të shkurtër për media, në ditën kur Policia e Kosovës arrestoi edhe një serb të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj në Zveçan, raporton REL.

 

Advertisement

Gjenerali Mojsilloviq tha se e ka informuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, se “ne po i përcjellim ngjarjet me ankth të madh”.

 

“Ne kërkojmë që të ndërmerren masa urgjente për të mbrojtur popullatën serbe dhe të drejtën e tyre për mbijetesë. Kjo është lutja jonë për njësitë e KFOR-it dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë dhe Metohi”, tha Mojsilloviq.

 

Advertisement

Ai shtoi se Ushtria serbe do të përmbushë të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Sipas tij, është e qartë se sot komuniteti ndërkombëtar nuk po përmbush obligimet e tij.

 

“Ushtria e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe dhe Kartën e OKB-së, nëse merr urdhër nga komandanti suprem, të do kryejë të gjitha detyrat e saj në tërësi në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Mojsilloviq.

 

Advertisement

Më 23 qershor, Policia e Kosovës arrestoi një serb në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimet se ka marrë pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

 

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Nenad Orlloviq, dyshohet se ka marrë pjesë në grupin që ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj. Nga përleshjet mes serbëve dhe KFOR-it, u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit