minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjeorgjiani i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçares tregon torturat e policisë greke: Më lidhën në…

0
Gjeorgjiani i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçares tregon torturat e policisë greke: Më lidhën në…

Një nga të dyshuarit që u arrestua pak javë më parë për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi ka treguar torturat e policëve greke ndaj tij, të cilët i kërkonin që të pranonte krimin.

 

Gjeorgjiani rrëfeu për mediat në vendin e tij se është dhunuar brutalisht nga policia greke.

 

Advertisement

Intervista për kanalin televiziv shtetëror të Gjeorgjisë, ai e dha nga burgu i Korydallos.

 

“Kam qenë i lidhur në një karrige për katër ditë. Jam rrahur shumë keq nga policia, më merreshin mendtë dhe kur njëri prej tyre lodhej, vazhdonte tjetri. Ata nuk më pyetën asgjë, thjesht më thanë të rrëfeja se e vrava unë vajzën. Unë nuk e dija për cilën vajzë po flisnin, ndërkohë ata më bërtisnin: Ti e vrave…Pastaj mësova se Caroline u vra nga burri i saj dhe se unë u akuzova për vjedhje. Unë nuk kam asnjë lidhje me ndonjë vjedhje. Unë kisha vetëm letra false”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit