Mali i Zi është futur sërish në një krizë politike.

 

Pasi presidenti Gjukanoviç i dorëzoi kryetares sw kuvendit dokumentin për shkurtimin e mandatit të Kuvendit, gjë e cila çon vendin në zgjedhje të parakohshme, kjo e fundit e ka kthyer atë pas, me argumentin se propozimi nuk është në përputhje me Rregulloren dhe Kushtetutën, ndaj duhet bërë një kërkesë e re.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë partitë të cila tentuan të merrnin mandatin qeverisës, kanë hartuar një deklaratë ku theksohet se presidenti Gjukanoviç shkeli Kushtetutën kur nuk mandatoi Miodrag Lekiqit, kryetarin e partise DEMOS, për formimin e qeverisë.

 

Fronti Demokratik ka njoftuar se parlamenti i Malit të Zi ka shumicën për të shkarkuar presidentin dhe se do ta bëjë një gjë të tillë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo parti argumenton se Gjukanoviç jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, por edhe ka kërcënuar rendin kushtetues, ndaj është e nevojshme që ndaj tij të ndërmeren mekanizma ligjorë dhe kushtetues. Sipas tyre nuk duhet Gjykata Kushtetuese për të përcaktuar që Gjukanoviç e ka shkelur rëndë ligjin themeltar.

 

Mediat malazeze shkruajnë se deputetët e Frontit Demokratik, Mali i Zi Demokratik, Ujedinja e Prava Gorës, Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste, Lëvizja për Ndryshim dhe CIVIS nënshkruan propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";