minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Rezart Taçi” bën lëmsh edhe Malin e Zi? Nën hetim Presidenti Milo Gjukanoviç

0
“Rezart Taçi” bën lëmsh edhe Malin e Zi? Nën hetim Presidenti Milo Gjukanoviç

Prokuroria Speciale në Mal të Zi ka nisur hetimet mbi akuzat në lidhje me skandalin ndërkombëtar të pastrimit të parave pasi manjati shqiptar i naftës, Rezart Taçi përmendi Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

 

Ka dyshime se janë kryer pagesa të dyshimta në lidhje me shtetasit italianë Francesco Zuma dhe Fabbri Petrucelli.

 

Advertisement

Por kreu i shtetit malazez ka deklaruar se akuzat janë të sajuara dhe tentojnë të largojnë vëmendjen nga problemet reale që ka vendi me keq qeverisjen.

 

 

MILO DJUKANOVIC

Advertisement

PRESIDENT, MAL I ZI

 

“Kjo është një aferë tërësisht e sajuar, nuk e di se cilët janë personat dhe as që kam pasur kontakte me ta në asnjë rast. Por nuk është çudi, këto të pavërteta janë shumëfishuar si në jetën politike ashtu edhe në media, ku po tentohet të largohet vëmendja nga çështje të rëndësishme duke krijuar vazhdimisht skandale. Të largohet vëmendja nga problemet reale politike dhe sociale, sepse kemi qeveri jofunksionale dhe joefikase”.

 

Advertisement

Nga përgjimet e publikuara në mediat shqiptare rezulton se Rezart Taci kishte përfshirë Gjukanoviçin në transferimin e parave përmes  Prva Bank, e cila është në pronësi të Aco Gjukanoviq, vëllait të presidentit.

 

Banka gjithashtu mohoi pretendimet duke thënë se media kërkon ta dëmtojë atë dhe aksionerët e saj.

 

Advertisement

Shqetësimet në lidhje me bankën Prva dhe pastrimin e parave janë ngritur që në vitin 2016 kur Parlamenti Evropian i kërkoi Malit të Zi të hetojë dhe ndjekë penalisht korrupsionin e nivelit të lartë, duke përfshirë edhe bankën në pronësi të vëllait të presidentit Milo Gjukanovic.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit