minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gjukanoviç mbështet Dritan Abazoviç: Shumica e kërkesave tona janë përmbushur

0
Gjukanoviç mbështet Dritan Abazoviç: Shumica e kërkesave tona janë përmbushur

Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti i Malit Të Zi, Milo Gjukanoviç, do të mbështesë qeverinë e pakicës që do të krijohet nga Dritan Abazoviç.

 

Ky vendim, sipas Gjukanovic,është marrë pasi janë plotësuar kërkesat e partisë e tij, megjithatë ai nuk përmendi cilat janë ato.

 

Advertisement

MILO GJUKANOVIÇ

PRESIDENT I MALIT TE ZI

 

“Partia Demokratike e Socialistëve të Malit të Zi ka pranuar të mbështesë qeverinë e pakicës pasi shumica e kërkesave të saja janë përmbushur. Ky vendim nuk është marrë me çështje të pjesëmarrjes partiake dhe personale në qeveri, por me politika prioritare në fushën e sigurisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe shëndetësisë.”

Advertisement

 

Kreu i partisë më të fortë opozitare nënvizoi se qeveria e re do të shërbejë për të stabilizuar marrëdhëniet në vend.

 

MILO GJUKANOVIÇ

Advertisement

PRESIDENT I MALIT TE ZI

 

“Ne e dimë se kjo nuk është përgjigja optimale ndaj nevojave të Malit të Zi. Përgjigjen për problemet politike mund ta japë vetëm një qeveri politike. Fatkeqësisht, nuk kishte konsensus për një qeveri të tillë, por vetëm për një qeveri të pakicës.” 

 

Advertisement

Gjukanoviç njoftoi se parlamenti i Malit të Zi pritet të vendosë për qeverinë e re. Një ditë më parë, Abazoviç deklaroi se ka siguruar mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 gjithsej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit