minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia: Lejoni betimin e Belerit, Shqipëria të respektojë të drejtën europiane

0
Greqia: Lejoni betimin e Belerit, Shqipëria të respektojë të drejtën europiane

Greqia ka kërkuar sërish që çështja e Fredi Belerit të zgjidhet sa më shpejtë dhe të lejohet betimi i tij si kryebashkiak i Himarës. Apeli këtë herë është bërë nga zv/ministri i jashtëm Jorgos Kotsiras gjatë festës kombëtare e njohur si Jo-ja greke.

 

JORGOS KOTSIRAS

ZV/MINISTRI I JASHTËM GREK

Advertisement

Siç është theksuar nga kryeministri Mitcotakis, Fredi Beleri ka të drejtë të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, e drejtë që buron nga kushtetuta dhe është absolutisht korrekte me të drejtën europiane. Greqia mbështet në mënyrë të palëkundur hyrjen e Shqipërisë në BE por kjo nënkupton respektimin e shtetit ligjor.

 

Ndërsa Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule mungesën e kryeministrit Mitsotakis në ceremoninë e vendosjes së bustit të babait te tij në Derviça, e konsideroi një lloj proteste për qëndrimet e Tiranës.

 

Advertisement

VANGJEL DULE

KREU I PBDNJ-SË

 “Mungesa ishte një mesazh domethënës. Kishte kundërshti të madhe në aktivitetin e djeshëm. Kishim bustin e një liberal demokrati, reflektimi i të cilit dhe kujtimi i të cilit kaluan kufijtë e Greqisë dhe ishin të përmasave europiane, nga ana tjetër kishim kryeministrin Rama që është ithtar, autokratoruc. Ishte një aktivitet ngritur mbi këtë kundërshti”

 

Advertisement

Ceremonia e përvitshme përkujtimore në nder të festës kombëtare  të Greqisë është mbajtur edhe në Shqipëri. Me këtë rast zyrtarë të qeverisë greke dhe përfaqësues të minoritetit kanë nderuar të rënët në varrezat e Këlcyrës.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit