minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia masa të reja për të frenuar variantin e ri të COVID/ Kufizimet fillojnë nga 3 janari

0
Greqia masa të reja për të frenuar variantin e ri të COVID/ Kufizimet fillojnë nga 3 janari

Greqia njoftoi të hënën për masa të reja që kanë për qëllim frenimin e koronavirusit, përfshirë edhe përhapjen e variantit Omicron.

Masat, që do të jenë në fuqi nga 3 deri më 16 janar, kryesisht kanë për objektet argëtuese të natës.

Më 27 dhjetor, Greqia regjistroi 9,284 raste të reja dhe 66 viktima, tha Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet greke thanë se masat e reja përfshijnë mbajtjen e maskave nëpër dyqane ushqimore, në transportin publik dhe në sektorin e gastronomisë.

Advertisement

Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në mesnatë. Po ashtu, vetëm gjashtë persona do të mund të ulen në një tavolinë të njëjtë në bare e restorante.

“Nëse këto masa nuk respektohen, ne do ta ndalojmë muzikën (në sektorin e gastronomisë)”, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë një konference për media.

Po ashtu, Qeveria greke do të lejojë që ngjarjet sportive të mbahen nën rregulla të reja, duke lejuar vetëm deri në 1,000 persona të ndjekin nga afër ngjarjet e ndryshme sportive.

Ndërkaq, qytetarët që vizitojnë familjarët apo miqtë e tyre në shtëpitë e kujdesit do të lejohen ta bëjnë një gjë të tillë, për aq kohë sa paraqesin një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë.

Advertisement

Autoritetet greke veçse kishin ashpërsuar masat javën e kaluar, duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të hapura dhe duke ndaluar organizimet për Krishtlindje dhe Vit të Ri.

“Po hyjmë në periudhën e përhapjes së variantit Omicron në Greqi”, tha ministri Plevris.

Ndërkaq në zonën e kryeqytetit grek, Athinës, Qeveria planifikon që të kërkojë nga spitalet private që t’u ndihmojnë atyre publike, nëse ka mbingarkesë me pacientë me koronavirus.

Në Greqi veçse ka disa kufizime edhe sa i përket personave të pavaksinuar, të cilët nuk mund të marrin pjesë në ngjarje që mbahen në ambiente të hapura dhe mbyllura.

Advertisement

Ekspertët shëndetësorë thonë se Omicroni është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake të koronavirusit, por dy studime kanë gjetur se ky variant ka gjasa të shkaktojë sëmundje më të lehtë krahasuar me variantin Delta./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit