minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia nis hapjen/ Testim masiv me teste të shpejta

0
Greqia nis hapjen/ Testim masiv me teste të shpejta

Dalë-ngadalë, Greqia do të nisë rihapjen. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që masat anti-COVID të lehtësohen, ndërsa thirrja për qytetarët është që të përmbahen gjatë hapjes.

 

“Qëndrueshmëria dhe guximi i të gjithëve po zvogëlohet, lodhja e gjithsecilit mund ta mjegullojë krizën tonë. Të marrim forcë nga ato që kemi arritur. Ne kemi punuar më mirë se shumë vende në botë dhe ne jemi vendi i 26-të në BE për numrin e rasteve”, tha zëvendësministri i Shëndetesisë, Akis Skertsos.

 

Advertisement

Nga e hëna, do të hapen parukeritë, qendrat estetike, zonat arkeologjike, si dhe do të lejohet peshkimi vetëm në zonën ku jetojnë gjithsecili.

 

Plani i Greqisë është që të mbajë nën kontroll situatën me testimin masiv përmes testeve të shpejta. Këto të fundit do të gjenden në çdo farmaci deri në fund të marsit dhe çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në katër në muaj, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit