minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave: Kosova të dialogojë me Serbinë

0
Greqia mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave: Kosova të dialogojë me Serbinë

Greqia garanton mbështetje të padiskutueshme për Tiranën dhe Shkupin në këshillin e ministrave që do të mblidhet gjatë këtij muaji në Bruksel.

Ky mesazh vjen nga Prishtina, ku shefi i diplomacisë helene, Nikos Dendias është takuar me homologen, Donika Gërvalla.

 

NIKOS DENDIAS

Advertisement

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, GREQI

“Greqia është angazhuar për rreth dy dekada në integrimin europian të ballkanit perëndimor dhe qeveria Micotakis qëndron  e përkushtuar në këtë synim. Ne mbështesim plotësisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur, ideale do të ishte, këtë muaj. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor i takon Europës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së.”

 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, ministri grek i punëve të jashtme gjithashtu u shpreh në favor të liberalizimit të vizave si dhe vijimit të dialogut mes Kosovës dhe fqinjit të saj verior.

Advertisement

 

“Ne mbështesim plotësisht vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje palëve që të rrisin përpjekjet për të arritur një zgjidhje detyruese ligjore dhe të qëndrueshme. Kjo zgjidhje do të stabilizojë mbarë rajonin dhe do ta sjellë atë më pranë familjes europiane”.

 

Ndërkohë, ministrja Gërvalla deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e unionit, i shërben qëndrueshmërisë në rajon.

Advertisement

 

DONIKA GERVALLA

MINISTRE E PUNEVE TE JASHTME, KOSOVE

“Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë të pranohet një fakt i tillë aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin, Kosovën dhe Serbinë. Por, duke pasur parasysh që Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne afirmojmë që me Greqinë dhe partnerët tjerë të BE-së dhe jashtë saj, të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”.

Advertisement

 

Kryediplomati është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca.

 

Kosova dhe Greqia kanë rënë dakort që të ngrihet statusi i zyrës së Kosovës në Athinë në një zyrë politike, me qëllimin për të thelluar bashkëpunimin jo vetëm ekonomik mes dy shteteve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit