
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Kosovën. Ndonëse Athina zyrtare nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Dendias udhëton drejt Prishtines me qëllimin që gjithsesi dy vendet të vendosin marrëdhenie diplomatike mes tyre.
Kryediplomati grek pritet të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,
presidenten e vendit, Vjosa Osmani,kreun e Parlamentit Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Kjo është hera e dytë që Dendias viziton Kosovën. Në tetor 2020 ai pat takuar në Prishtine, ish kryemininistrin Hoti dhe në atë kohë Presidenten në detyre Vjos Osmani.
Advertisement