minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dendias i prerë: Të votojmë shtrirjen me 12 km në Jon, Greqia se negocion sovranitetin

0
Dendias i prerë: Të votojmë shtrirjen me 12 km në Jon, Greqia se negocion sovranitetin

Në parlamentin grek, këtë të martë dhe të mërkurë zhvillohet debati mbi projektligjin që do të shtrijë ujërat territoriale me 12 milje në Detin Jon, deri në Kepin Tainaro në Peloponez. Ministri i punëve të jashtme, Nikos Dendias në fjalën e tij e konsideroi këtë moment, historik.

 

NIKOS DENDIAS

MINISTER I PUNEVE TE JASHTME, GREQI

Advertisement

 

“Bëhet fjalë për zgjerim me 10.079 kilometra katrorë, te cilave po ti shtojmë edhe mbylljen e gjireve, i tejkalon 13 mijë kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rëndësia e këtij projektligji. Unanimiteti i vërejtur gjatë diskutimit në komisionin përkatës është i nevojshëm të pasqyrohet edhe në votën e sotme duke marrë një mbështetje unanime nga deputetët.”

 

Duke e vlerësuar tejet pozitivisht mirëkuptimin e fqinjëve të tjerë në cështjen e zgjerimit, përpara takimit në Stamboll më 25 janar, Ministri Dendias i adresoi një mesazh të qartë Turqisë. Ai nënvizoi se sovraniteti i vendit nuk mund të negociohet.

Advertisement

 

“Asnjë Kryeministër i Republikës Greke nuk do të negocionte kurrë çështjen e ujërave territoriale, sepse kjo është një çështje e sovranitetit dhe jo e negociatave. Sigurisht, vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e së drejtës sonë. Italia e dinte. Ne i kishim thënë që do të zgjeronim ujërat tona territoriale. Kjo nuk do të thotë që ne negociuam me ta. Kryeministri shqiptar, Z. Edi Rama bëri një deklaratë të qartë, kur u kritikua nga opozita, se është e drejta jonë absolute, ashtu si Shqipëria e ka ushtruar të drejtën e saj absolute vite më parë.”

 

Parlamenti grek është thirrur për të votuar rritjen e sovranitetit territorial te vendit me zgjerimin e zonës bregdetare në Detin Jon, për herë të parë që nga viti 1947.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit