minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Gruan ia mbytën grabitësit/ Burri rrëfen detaje nga krimi tronditës: I kishte duart e lidhura, e përqafova i shokuar

0
Gruan ia mbytën grabitësit/ Burri rrëfen detaje nga krimi tronditës: I kishte duart e lidhura, e përqafova i shokuar

Burri i 20-vjeçares Caroline, që u mbyt nga grabitësit në Greqi, ka rrëfyer momentet e para kur pa se gruaja e tij kishte vdekur. Ai ka treguar se kur u zgjua, pasi kishte humbur ndjenjat, pa gruan me duar të lidhura, pranë foshnjes së tyre.

 

“ Për shkak se më kishin lidhur gojën, në një moment unë e humba vetëdijen plotësisht. Kur u zgjova, nuk dëgjova asgjë. Nuk e dija sa kohë kishte kaluar, nuk mund ta kuptoja nëse ishte agim apo jo. Kur u ngrita, pash gruan time me fytyrë poshtë në shtrat, e palëvizur. Duart e saj ishin të lidhura pas shpinës me disa rroba dhe vajza jonë ishte pranë saj zgjuar, por ajo nuk po qante. Unë përqafova gruan time dhe vajzën tonë duke qarë. Unë u shokova, përqafova vajzën time dhe zbrita poshtë.”

 

Advertisement

32-vjeçari ka zbuluar se ka parë edhe një prej grabitësve dhe ka bërë një përshkrim për të.

 

“Ai kishte buzë të plota dhe hundë të mprehtë, fytyrë të rrumbullakët dhe me mjekër, të zbehtë. E kuptova që ai është mbi 35 vjeç. Ishte rreth 1.70 metra.”

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit