I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukellës i prin protestës me qindra qytetarë në Kosovë

Disa organizata të shoqërisë civile në Pejë kanë organizuar ditën e sotmë një marshim paqësor protestuese, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”. Kjo protestë vjen pas vrasjes së 42-vjeçares Gjylejta Ukella e cila u vra nga bashkëshorti i saj. Në këtë marshim ka marrë pjesë edhe vajza e së ndjerës, Gjyljeta Ukella e cila po udhëheq protestën në Pejë.

Marshimi që ka nisur në orën 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur sot ditë zie në Kosovë. Ky vendim vjen pasi brenda pak ditësh janë vrarë dy gra nga bashkëshortët e tyre. Nërkohë, në Kosovë situata po cilësohet si alarmante, teksa po kërkohen veprime urgjente për të parandaluar vrasjen e grave./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";