minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

I dyshuar dyshuarin për zjarrvënie në veri, caktohet një muaj paraburgim për shtetasin serb

0
I dyshuar dyshuarin për zjarrvënie në veri, caktohet një muaj paraburgim për shtetasin serb

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit M.B, nën dyshimet se ka kryer pesë vepra penale.

 

Më 1 prill, Policia e Kosovës e ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të një aksioni për luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e kryerjes së veprave kriminale.

 

Advertisement

I njëjti person dyshohet se u ka vënë flakën veturave me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës, ditë më parë.

 

Sipas Gjykatës, i pandehuri dyshohet për “pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, vrasje në tentativë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, si dhe zjarrvënie”.

 

Advertisement

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë më 1 prill se i arrestuari ka qenë “pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës ‘Mbrojtja Civile’”, dhe se më parë e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke i plagosur dy zyrtarë të saj.

 

Ai, po ashtu, ka thënë se pas djegies së veturave në veri qëndron Beogradi, me qëllimin që të shkaktojë frikë te qytetarët.

 

Advertisement

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. 1 shtator 2021.

 

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, e ka cilësuar arrestimin në Mitrovicë të Veriut si “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb”.

 

Advertisement

Kjo parti nuk e ka dënuar djegien e veturave në veri dhe as nuk ka pasur reagime as nga Beogradi zyrtar.

 

Pas arrestimit të 1 prillit, Lista Serbe ka thënë se i arrestuari nga Zubin Potoku “akuzohet për krime të rënda pa asnjë provë”.

 

Advertisement

Kjo parti është zotuar se nëse i arrestuari nuk lirohet, do të ketë “reagim nga serbët”.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se incidentet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga “struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi”, të cilat kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe.

 

Advertisement

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me të dërguarit e posaçëm të Gjermanisë dhe Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Johannes Eigner. 3 prill 2022.

 

Raste të ngjashme në veri janë raportuar edhe në fund të vitit të kaluar.

 

Advertisement

Atëbotë në veri ka pasur tensione, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS.

 

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë patën ngritur barrikada.

 

Advertisement

Më pas, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për targat.

 

Kosova ka hequr dorë nga masat ndëshkuese, nëse nuk bëhet riregjistrimi i makinave, derisa Serbia ka thënë se nuk do të lëshojë më targa të reja për makinat që qarkullojnë në Kosovë.

 

Advertisement

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

 

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia./REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit