minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Isha brutal…”, Vuçiç flet për takimin me Kurtin: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

0
“Isha brutal…”, Vuçiç flet për takimin me Kurtin: Mbase e fyeva, por nuk pendohem

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur për takimin e djeshëm në Brukesel me Albin Kurtin.

 

Ai përsëriti edhe njëherë përgjigjen që i dha Kurtit, teksa ky i fundit e pyeste se kur do ta njihte Kosovën.

 

Advertisement

“Kurrë! Ai erdhi, por nuk u pajtua për asgjë. Më pyeti kur do ta njohim Kosovën dhe unë i thashe kurrë”, tha Vuçiç pas takimit me Kurtin.

 

Vuçiç pranoi se u përgjigj në mënyrë brutale, ndoshta edhe mund ta ketë fyer, por nuk pendohet.

 

Advertisement

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin, por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, tha Vuçiç.

 

Takimi i radhës mes dy udhëheqësve pritet të zhvillohet më 25 korrik.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit